Hapësire reklamuese

Rajoni

Ministri publikon videon: Rojet bregdetare turke godasin me shkopinj emigrantët dhe i shtyjnë në detin Egje

Shkruar nga Newsbomb
Ministri publikon videon: Rojet bregdetare turke godasin me shkopinj
Pamje të rënda janë publikuar nga ministri grek i Emigracionit dhe Azilit, Notis Mitarakis, i cili thotë se rojet bregdetare turke dhunojnë dhe shtyjnë në detin Egje emigrantët e paligjshëm. Siç shihet edhe në video rojet turke godasin me shkopinj dhe litar emigrantët dhe më pas sipas ministrit i shtyjnë drejt detit Egje. Videoja është filmuar nga një refugjat që u shpëtua nga autoritetet greke. “Pamjet nga rojet bregdetare turke që shtyjnë me dhunë migrantët drejt Greqisë, në kundërshtim me ligjin ndërkombëtar dhe deklaratën e përbashkët të BE-së. Kjo video është filmuar nga një refugjat i cili u shpëtua nga autoritetet greke . Është një dëshmi e mëtejshme e instrumentalizimit të flukseve migratore nga Turqia” shkruan ministri në postimin e tij.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese