Hapësire reklamuese

Aktualitet

Ministri Peleshi për situatën e zjarreve: Llogaraja po mbahet nën kontroll, flakëve nuk u shpëtoi as Thethi dhe Valbona/ Vijojnë të jenë aktive dhe 10 vatra të tjera

Shkruar nga Newsbomb
Ministri Peleshi për situatën e zjarreve: Llogaraja po mbahet nën

Prej ditësh në vendin tonë janë aktive disa vatra zjarri që kanë djegur sipërfaqe të mëdha me bimësi, por edhe kanë rrezikuar jetën dhe banesat e qytetarëve.

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi së fundmi ka raportuar se si paraqitet deri më tani situata nga zjarret në vendin tonë.

Në të gjithë territorin deri tani janë shuar 163 zjarre, për të cilat janë angazhuar 1289 Forca të Armatosura me 146 mjete të FA, 143 mjete zjarrfikëse, 1052 forca zjarrfikëse dhe 441 forca të tjera nga emergjencat civile, ndërkohë vijojnë të jenë 10 vaktra aktive.

Sipas ministrit, vatra në Llogara po mbahet nën kontroll dhe nuk paraqet asnjë rrezik për Parkun Kombëtar të Llogarasë.

Ndërkohë, zjarreve nuk i ka shpëtuar as Thethi dhe Valbona, por fatmirësisht situata është nën kontroll nga forcat e zjarrfikësve, pasi kanë arritur të bëjnë të mundur shuarjen e flakëve.

Njoftimi:

➡️ ZJARRET NË VEND, U SHUAN 163, MBETEN ENDE 10 VATRA AKTIVE

Në të gjithë territorin deri tani janë shuar 163 zjarre, për të cilat janë angazhuar 1289 Forca të Armatosura me 146 mjete të FA, 143 mjete zjarrfikëse, 1052 forca zjarrfikëse dhe 441 forca të tjera nga emergjencat civile.

➡️ SITUATA E ZJARREVE GJATE DITËS SË SOTME;

Vlorë, Gadishulli i Karaburunit - Situata e zjarrit nuk paraqet rrezik për Parkun Kombëtar të Llogarasë.

Vatra po mbahet nën kontroll.

Kukës - Në majën e Runës gjithashtu flakët po mbahen nën kontroll nga ajri dhe toka. Flakët janë në drejtim të fshatit Shemri, por pa rrezik pasi është në distancë të largët.

Mirditë - Dy vatra zjarri ndodhen përkatësisht në fshatin Thirrë dhe Munellë. Situata aktualisht është nën kontroll dhe nuk paraqet rrezik.

Vermosh - Në Malësinë e Madhe zjarri po mbahet nën kontroll dhe nuk paraqet rrezikshmëri.

Tropojë - Është bërë i mundur izolimi i flakëve në Betosh dhe Shëngjergj.

Shkodër - Një tjetër vatër në Theth është izoluar dhe po monitorohet. Nuk paraqet rrezik.

Zjarri në fshatin Cukal është drejt shuarjes përfundimtare.

Lugina e Valbonës - Zjarri në Margegaj është në zonë shkëmbore dhe nuk paraqet rrezikshmëri.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll