Tirana
scattered clouds
18.5 ° C
18.5 °
18.5 °
82 %
1kmh
40 %
Mër
27 °
Enj
25 °
Pre
25 °
Sht
25 °
Die
18 °
E mërkurë, 29 Shtator, 2021
spot_img

Ministri Peleshi: Mbrotjta civile po përballet me 5 vatra zjarri, më kritiket në Karaburun dhe Kurbin

spot_img

Lajme të ngjashëm

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi thotë se aktualisht në vendin tonë janë aktive pesë vatra zjarr, ndër më të rrezikshmet ato të Karaburunit në Vlorë, dhe në Kurbin.

Peleshi thotë se autoritet janë njoftuar ditën e sotme për dhjetra vatra të tjera zjarri, të cilat janë vënë nën kontroll pa u kthyer në rrezik për zonat e banuara.

“Aktualisht strukturat e mbrojtjes civile janë duke u përballur me flakët në 5 vatra zjarri, ku më kritiket ngelen ato të Karaburunit dhe Kurbinit.

Ndërkohë gjatë ditës së sotme në Qëndrën e Emergjencave Civile janë lajmëruar me dhjetra vatra. Koordinimi dhe ndërhyrja e menjëhershme e strukturave të emergjencave civile në nivel vendor dhe qendror ka bërë të mundur neutralizimin e tyre pa cënuar pasuritë natyrore apo zona të banuara.

Bashkëpunimi me komunitetin për parandalimin apo lajmërimin e hershëm të situatave të zjarreve është jetik për të limituar pasojat e temperaturave të larta të këyre ditëve”, shkruan ministri Peleshi.

Më shumë

spot_img