Tirana
scattered clouds
18.5 ° C
18.5 °
18.5 °
82 %
1kmh
40 %
Mër
27 °
Enj
25 °
Pre
25 °
Sht
25 °
Die
18 °
E mërkurë, 29 Shtator, 2021
spot_img

Ministri Niko Peleshi reagon për herë të parë për zjarret dhe tregon zonat më kritike: Komuniteti të bëjë kujdes

spot_img

Lajme të ngjashëm

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi ka reaguar për herë të parë për zjarret që kanë kapluar vendin tonë prej ditësh tashmë.

Me anë të një shënimi në rrjete sociale, Peleshi thotë se strukturat shtetërore janë në gatishmëri, madje dhe Forcat e Armatosura në zonat kriktike. Të tilla janë rastet e Karaburunit, Shijakut, Përmetit, Fierit etj.

Peleshi apelon për vëmendje të shtuar në komunitet si dhe u bën thirrje që qytetarët të njoftojnë në kohë lidhur me ndonjë rast të mundshëm zjarri në vend.

Reagimi i Plotë

Aktualisht në vend kemi 8 vatra zjarri aktive, të gjitha strukturat shtetërore të emergjencave civile në zonat përkatëse, po punojnë intensivisht për neutralizimin e tyre. Në zonat ku situata paraqitet më kritike, janë angazhuar mjetet dhe trupat e Forcave të Armatosura, të tilla janë rastet e Karaburunit, Shijakut, Përmetit, Fierit etj. Pjesa tjetër e Forcave të Armatosura është në gatishmëri të plotë për situata të mundshme në orët/ditët në vazhdim.

Nga ana tjetër i bej thirrje komunitetit të jetë i kujdesshëm në zonat ku për shkak të thatësirës paraqitet rrezik i lartë zjarri, gjithashtu i ftoj ata të bashkëpunojnë me strukturat shtetërorë për njoftimin në kohë të situatave apo denoncimin/evidentimin e keqbërësve të qëllimshëm.

Më shumë

spot_img