Hapësire reklamuese

Aktualitet

Ministri Naço takon kreun e Komisionit të Venecias për Reformën

Shkruar nga Newsbomb

Presidenti i Komisionit të Venecias, Gianni Buquicchio ka zhvilluar një takim me Ministrin e Drejtësisë, Nasip Naço. Në fokus të takimit kanë qenë bashkëpunimi i mëtejshëm me Komisionin e Venecias, përmes konsulencës ligjore, në drejtim të ndryshimeve kushtetuese, që janë përcaktuese, në proceset reformuese në sistemin e drejtësisë. 

Ministri Naço e njohu Buquicchio me punën që po bëhet për finalizimin e një pakete iniciativash ligjvënëse, që do të kenë si objektiv reformimin e qëndrueshëm dhe afatgjatë të sistemit të drejtësisë, nën asistencën dhe konsultimin e Komisionit të Venecias, si dhe partnerëve të tjerë ndërkombëtarë. 

“Gjyqtarët e Gjykatës së Lartë, nuk u nënshtrohen reformave. Detyrimisht duhet të shtrohet edhe Gjykata e Lartë. Kemi kërkuar asistencën e Komisionit  të Venecias për drejtësinë. Për ndryshimin e procedurës penale. Transparenca në Këshillin e Lartë të Drejtësisë është themelore dhe shërben në forcimin e mekanizmave të drejtësisë”, theksoi Naço

Ndërkohë Buquicchio, duke dakorduar mbi rëndësinë e gjithëpërfshirjes në ndërmarrjen e reformave, u shpreh gjatë bisedës se realizimi i një reforme tërësore në sistemin e drejtësisë do të kërkojë kohën e tij.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu