Hapësire reklamuese

Politikë

Ministri Manja zbardh kallëzimin në SPAK: Kërkojmë hetimin e Berishës, Bashës dhe Ndrea Prendit! 21 Janari ishte vrasje shtetërore

Shkruar nga Newsbomb

Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja ka dalë këtë të hënë në konferencë për mediat dhe ka njoftuar dorëzimin e një kallëzimi penal në SPAK për katër vrasjet e 21 Janarit 2011. Ky kallëzim do të dorëzohet sot, tha ai, dhe vjen pikërisht pas publikimit tre ditë më parë të audio-përgjimit për urdhrin e Gardës për të qëlluar me plumba të vërtetë.

"Do kallëzojmë në SPAK ish-kryeministrin Sali Berisha, ish-ministrin e Brendshëm dhe ish-komandantin e Gardës së Republikës. Dhe gjithë zinxhirin komandues. Prokuroria e Posaçme është koha të bëjë drejtësi për 21 Janarin. Nuk është hetuar asnjë ditë si vrasje shtetërore.

Fakti i bërë publik para pak ditësh, tregon se ka pasur një zinxhir komandues që ka dhënë urdhër për 21 Janarin", u shpreh ministri Manja, duke insistuar disa herë se kallëzimi i socialistëve pas 12 vjetësh vjen pas audio-përgjimit të publikuar nga gazetari Artan Hoxha.

[caption id="attachment_447141" align="alignnone" width="700"] 4 Deshmoret e Atdheut, te vrare ne 21 Janar; Ziver Veizi, Hekuran Deda, Faik Myrtaj dhe Aleks Nika[/caption]

Ministri i Drejtësisë u shpreh në një konferencë për gazetarët se ata nuk mund të heshtin më në momentin që një provë e re dhe kaq e fortë si kaseta me audio-përgjimin e 12 viteve më parë, del në media. Ulsi Manja kërkoi që SPAK ta administrojë këtë provë dhe të japë një përgjigje përfundimtare.

"SPAK duhet t'u japë përgjigje familjarëve të viktimave dhe qytetarëve, se çfarë ndodhi më 21 Janar kur protestuesit u qëlluan ditën për diell nga dritaret dhe tarraca e Kryeministrisë. Sali Berisha edhe sot ka deklaruar se protestuesit i ka vrarë Garda e Republikës. Sipas tij, ata qytetarë me duar në xhepa kishin ardhur për të rrëzuar qeverinë.

Tashmë ka një provë të re që do duhet ta hapë 21 Janarin për ta hetuar në dimensionin e saj si krim shtetëror. Ato katër vrasje kurrsesi nuk mund të jenë vrasje nga pakujdesia. Ne ende besojmë se SPAK, që ka ngjallur shpresat e shqiptarëve të drejtësia e re, ta marrë këtë çështje dhe ta hetojë. Kushdo që ka përgjegjësi, të përgjigjet para drejtësisë.

I takon SPAK ta hetojë dhe të japë një përgjigje për këtë provë dhe të tjera që do dalin në hetimin e plotë të kësaj çështje. 21 Janari dhe vrasjet që ndodhën nuk ka asnjë justifikim. Kushdo që përpiqet t'i justifikojë, kryen një krim tjetër. Të thuash që për 21 Janarin nuk është hetuar organizatorin dhe kush i solli e përse i solli, është një alibi për të barazuar vrasësin me protestuesit e lirë me duar në xhepa.

Sot do ta dorëzojmë kallëzimin, do drejtohet në SPAK, dhe pastaj administrimi i kasetës si provë i takon Prokurorisë ta administrojë. Nuk mundet kurrsesi të barazohen urdhër-dhënësit e një krimi shtetëror me protestuesit e lirë", u shpreh Ulsi Manja, ministër i Drejtësisë.

Kujtojmë se, këto përgjime të kryera sipas gazetarit Artan Hoxha nga vendet partnere të Shqipërisë, tregonin se Garda kishte marrë urdhër të hapte zjarr edhe pse me plumba të vërtetë. Artan Hoxha, autor i publikimit të këtyre përgjimeve për herë të parë, ka identifikuar identitetin e çdo personi që dëgjohet në audio.

LEXO EDHE: “Të mbahen ARMËT gati për zjarr, pastaj kur të them unë, në trup”, ZBARDHEN fjalët e ish-komandantit të gardës Ndrea Prendi në protestën e 21 janarit  (VIDEO)

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese