Tirana
clear sky
28.5 ° C
28.5 °
28.5 °
37 %
1kmh
0 %
Mër
26 °
Enj
30 °
Pre
31 °
Sht
30 °
Die
24 °
E mërkurë, 25 Maj, 2022
spot_img

Ministri Manja raporton për punën e SPAK: 316 hetime pasurore gjatë 2021, me metoda speciale! Bashkëpunim dhe me partnerët

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja, është duke raportuar në Komisionin e ligjeve për punën e Prokurorisë së Përgjithshme dhe të SPAK, gjatë vitit 2021, shkruan newsbomb.al. Ai ka thënë se ka pasur një rritje të çështjeve nën hetim nga Prokuroria e Posaçme.

“Janë hetuar gjithsej 316 hetime pasurore, ose tre më tepër se në vitin 2020. Nga të cilat 245 hetime janë mbaruar nga viti 2020 dhe vetëm 71 hetime janë regjistruar për vitin 2021. Ky ishte prioriteti i dytë i dhënë në zbatim të rekomandimeve të Këshillit të Ministrave”, ka thënë Manja, duke ju referuar zbatimit të ligjit AntiMafia nga SPAK.

Ministri tha se Prokuroritë e juridiksionit të përgjithshëm kanë transferuar 93 procedime penale në Prokurorinë e Posaçme, ose më një 45.3% të procedimeve të transferuara në krahasim me 2020.

Referuar raportimit të Ulsi Manjës në Komision, gjatë vitit 2021 nga SPAK janë trajtuar 91 kërkesa për ndihmë të ndërsjelltë juridike nga autoritetet gjyqësore të huaja. Janë ekzekutuar 41 letërporosi dhe për vitin 2020-2021 vijon ende procedura për ekzekutimin e 50 letërporosive të tjera.

Pjesë nga raportimi i Ministrit të Drejtësisë Ulsi Manja

Lidhur me zbatimin e ligjit AntiMafia, nga Prokuroria e Posaçme për periudhën 1 janar 2021 dhe 31 dhjetori 2021:

– Janë hetuar gjithsej 316 hetime pasurore, ose tre më tepër se në vitin 2020. Nga të cilat 245 hetime janë mbaruar nga viti 2020 dhe vetëm 71 hetime janë regjistruar për vitin 2021. Ky ishte prioriteti i dytë i dhënë në zbatim të rekomandimeve të Këshillit të Ministrave.

Krimi i organizuar

Në vlerësimin e Ministrisë së Drejtësisë, rezultojnë këto problematika:

– Prokuroritë e juridiksionit të përgjithshëm kanë transferuar 93 procedime penale në Prokurorinë e Posaçme, ose më një 45.3% të procedimeve të transferuara në krahasim me 2020.

Veprat penale në fushën e narkotikëve

– Në vitin 2021 janë hetuar 3490 çështje penale, ose 488 çështje penale më tepër se në vitin 2020. Numrin më të lartë e zënë veprat penale të prodhimit dhe shitjes së narkotikëve me 1711 çështje nga të cilat janë dërguar për gjykim 470 çështje.

– Gjatë vitit 2021 nga SPAK janë trajtuar 91 kërkesa për ndihmë të ndërsjelltë juridike nga autoritetet gjyqësore të huaja. Janë ekzekutuar 41 letërporosi dhe për vitin 2020-2021 vijon ende procedura për ekzekutimin e 50 letërporosive të tjera.

– Gjatë vitit 2021 zyra ndërlidhëse në Eurojust ka regjistruar 21 çështje të reja me kërkesën e autoriteteve shqiptare kundrejt vendeve të BE, prej të cilave janë përfunduar 16 prej tyre. Janë nënshkruar 5 marrëveshje të reja për ngritjen e skuadrave të përbashkëta hetimore, me autoritete gjyqësore të huaja.

– Nga numri total i 77 kërkesave, 23 prej tyre janë kërkesa që kanë të bëjnë me trafikun e narkotikëve, organizim dhe drejtim e organizatave kriminale, etj. Bashkëpunimi mes Prokurorisë dhe agjencive ligjzbatuese ka ardhur në rritje por kërkohet një forcim i mëtejshëm i tij. Kërkohen hetime më të thelluara financiare.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_imgspot_img
spot_img