Hapësire reklamuese

Politikë

Ministri Manja paralajmëron "bosët" e krimit: Të tjerë të dënuar do futen në regjimin special "41 biss"

Shkruar nga Newsbomb
Ministri Manja paralajmëron "bosët" e krimit: Të

Ministri i drejtësisë Ulsi Manja paralajmëron se në regjimin special 41 biss do të futen edhe të dënuar të tjerë. Ky regjim konsiston në pengimin e komunikimit të të burgosurve me njerëzit jashtë, që ka në fokus pengimin e komunikimit të bosëve të mafies me organizatat kriminale.

Në një trajnim me OSBE mbi të drejtat e njeriut për policët e burgjeve që ushtrojnë detyrën në regjimin e posaçëm, Manja tha se vetëm në nëntor janë 4 të dënuar me lidhje me krimin e organizuar që janë vendosur në 41 biss, ndërsa me agjencitë ligj-zbatuese po vlerësohen rrezikshmëria e disa të dënuarve të tjerë.

Aktualisht në regjimin 41 biss janë izoluar 8 të dënuar: Aleksandër Llanaj, Fatmir Pjetri, Redjan Rraja, Arbër Çekaj, Arbjon Aliko, Emiljano Shullazi, Endrit Qyqja dhe Genci Balla.

Sipas ministrit, regjimi i ashpër po funksionon për të ndërprerë komandimin e “ushtarëve” për të kryer krime me urdhra nga burgu. Të dënuarve, u lejohet të kryejnë vetëm një takim në muaj me familjarët, me të cilët nuk u lejohet kontakti fizik, ndërsa çdo bisedë mes tyre është e regjistruar.

Në regjimin special 41 biss, të burgosurit kanë mundësinë e një telefonate 10 minutëshe në muaj, dhe ajo e regjistruar. Çdo korrespondencë me jashtë do të jetë e kontrolluar. Të burgosurit i ndalohet çdo objekt personal në qeli, si stilolaps, blloqe apo lekë. Ata janë aq të vëzhguar sa është e pamundur të komunikojnë mes të dënuarve, të gatuajnë, të shkëmbejnë objekte dhe janë grupe sociale të ndryshme të dënuarish.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.