Hapësire reklamuese

Politikë

Ministri Manja: Me Anglinë kemi marrëveshje vetëm për ekstradimet! SPAK me mandat të përjetshëm? "Prokurorët duhet të presin pak"

Shkruar nga Newsbomb
Ministri Manja: Me Anglinë kemi marrëveshje vetëm për

Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja, ka konfirmuar dhe një herë se qeveria shqiptare nuk është në bisedime me asnjë shtet tjetër për të ngritur kamp refugjatës. Ashtu siç konfirmuan më herët ministrja Xhaçka dhe kryeministri Rama, Manja tha se s’ka patur bisedime për ngritjen e ndonjë kampi refugjatësh.

E vetmja marrëveshje sipas tij, që vendi ka me Britaninë e Madhe, është ajo për ekstradimet me Britaninë e Madhe dhe Irlandën.

Pjesë nga fjala e Ulsi Manjës:

Sot kaluam në Këshillin e ministrave një marrëveshje për transferimin e personave të dënuar nga Shqipëria drejt Britanisë dhe anasjelltas. Kjo marrëveshje thjeshton procedurat, eliminon pengesat që ka mes dy sistemeve ligjore. Përfituesit janë dy vendet tona, por dhe personat e dënuar, për rehabilitimin dhe riintegrimin në shoqëri. Më lejoni që të ndalem specifikisht që kjo marrëveshje përfshin transferimin e personave, refugjatëve që janë në Britani dhe Irlandë, sikur Shqipëria do të jetë vend trajtimi i këtyre. Por është spekulim.

Kjo është marrëveshje dypalëshe që e kemi nënshtruar me disa vende të BE dhe jemi në procese diskutimi dhe me shtete të tjera. Lidhet me bashkëpunimi juridik në fushën e çështjeve penalë dhe s’ka të bëjë me trajtimin e këtyre kategorive dhe hallexhinjve që janë jo vetëm në Angli, por në të gjitha vendet e BE, për t’u trajtuar në Shqipëri s kamp refugjatësh.Qeveria shqiptare as nuk është në bisedime dhe as nuk do të ketë bisedime të kësaj natyre për të trajtuar që Shqipëria të jetë si vend trajtimi kamp refugjatësh, për emigrantët ekonomikë dhe azilantë që kanë lënë vendet e tyre në drejti për në vendet e BE tërtësisht për interesa ekonomike.

I pyetur për kërkesën e prokurorëve të SPAK, të cilët duan mandat të përjetshëm në këtë detyrë dhe që të mos kufizohen, Manja tha se e kanë marrë këtë kërkesë dhe janë në fazën e diskutimeve.

Pyetje: Mandati i përjetshëm për prokurorët e SPAK?

Manja: Prokurorët e SPAK kanë këruar që të mos ketë kufizim për mandatin e tyre prej 9 vitesh sic është e përcaktuar sot në kuadrin rregullator, ne e kemi marrë kërkesën dhe jemi në diskutime të karrakterit teknik lidhur me kërkesën e tyre sepse ky përcaktim në dijeninë time është I fiksuar në kushtetutë.

Dhe nëse do të duhet të bisedojmë me prokurorët e SPAK për heqjen e këtij kufizimi patjetër që do të kërkojë ndërhyrje në Kushtetutë. Ne jemi të hapur për bisedime. Kërkesa a e tyre në gjykimin tim është legjitime, për sa kohë edhe prokurorët e tjerë nuk kanë kufizim të mandatit.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll