Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Bota

Ministri Kuleba: Hajdutët rusë po shesin grurin jashtë Ukrainës

Shkruar nga Newsbomb
Ministri Kuleba: Hajdutët rusë po shesin grurin jashtë

Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba, pretendon se hajdutët rusë po vjedhin grurin e Ukrainës për ta shitur atë jashtë vendit. Ai tha  se gruri po ngarkohet në anije, të cilat më pas do të kalojnë përmes Bosforit  dhe më pas do të shitet në jashtë.

"Unë u bëj thirrje të gjitha shteteve të qëndrojnë vigjilentë dhe të refuzojnë çdo propozim të tillë. Mos blini ato të vjedhura. Mos u bëni bashkëpunëtorë të krimeve ruse," shkroi Kuleba në Tëitter.

Ndërkohë Rusia ka hedhur poshtë pretendimet nga ana e ukrainasv, duke i quajtur të rremë imazhet që shfaqnin anijet duke u mbushur me grurë në Krime.

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, akuzoi Rusinë për përdorimin e ushqimit si armë në luftën në Ukrainë, duke shtuar se po konfiskonte drithë dhe po bllokonte anijet në territorin që kontrollon.

Ajo tha se pasojat tashmë po shiheshin në rritjen e çmimeve globale për ushqimin, plehrat dhe energjinë.

Sondazh

Poll