Ministri i Punëve të Jashtme të Kroacisë, Gordan Grliç Radman, ka thënë se ka ardhur koha që Evropa t’i heqë vizat për qytetarët e Kosovës.
Pak para nisjes së takimit të ministrave për Evropën të 27 vendeve anëtarë të BE-së, Grliç Radman tha se Kroacia është përkrah Kosovës dhe është pro liberalizimit të vizave.
Kjo nuk është hera e parë që ai del në mbështetje të Kosovës. Më herët Grliç Radman u ka bërë thirrje vendeve të Bashkimit Evropian të cilët ende nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, ta bëjnë këtë.
Sipas tij, njohja e Kosovës edhe nga pesë vendet e BE-së do të sillte stabilitet në rajon.