Tirana
clear sky
13 ° C
13 °
13 °
88 %
1kmh
0 %
Hën
25 °
Mar
25 °
Mër
20 °
Enj
18 °
Pre
20 °
E hënë, 10 Maj, 2021
spot_img

Ministri italian Di Maio: Korrupsioni largon intelektualët, pengesë për zhvillimin e vendit

spot_img

Lajme të ngjashëm

f87958c9542a1133c74b17784092b356

 Ministri i Punëve të Jashtme dhe i Bashkëpunimit Ndërkombëtar, Luigi Di Maio kaq zhvilluar një vizitë në Tiranë për t’u takuar me autoritetet shqiptare.

Në tryezën me temë “Lufta kundër korrupsionit dhe reforma në drejtësi si një shtysë për rritjen ekonomike të Shqipërisë”, Maio foli në prani të Ministres së Drejtësisë Etilda Gjonaj për ndikimin negativ të korrupsionit në rritjen e largimit të kapitaleve të inteligjencës.

Ai u shpreh se korrupsioni është një pengesë e madhe për zhvillimin e vendit, ndërsa ofroi mbështetjen e Italisë në këtë sfidë.

 “Korrupsioni është një pengesë për zhvillimin e vendit. Korrupsioni modern përshkon edhe rrugë të reja. Italia është udhëheqëse në luftën ndaj korrupsionit. Italia është e vetëdijshme për faktin se ndodhet përballë një sfide dhe sigurish që korrupsioni rrit më tej edhe pabarazinë, rrit largimin e kapitaleve të inteligjencës.

Kriza aktuale e thelluar nga pandemia mund të prodhojë efekte negative dhe kjo përbën rrezik. Lufta ndaj korrupsionit gjatë emergjencave ka humbur disi rëndësinë. Ne jemi të angazhuar të forcojmë më tej luftën ndaj korrupsionit duke hartuar strategji. Korrupsioni lidhet me pastrimin e parave. Shqipëria dhe Italia kanë dialoguar në kuadër të projekteve shumëpalëshe. Theksoj bashkëpunimin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë Italianë”,-deklaroi Luigi Di Maio.

spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img