Tirana
broken clouds
25.5 ° C
25.5 °
25.5 °
47 %
3.1kmh
75 %
Pre
25 °
Sht
29 °
Die
30 °
Hën
28 °
Mar
24 °
E premte, 17 Shtator, 2021
spot_img

Ministri i Ramës flet për “puç shteti”: Mandatin tjetër “Rilindja” rritet, Edi Rama ka me vete aleancën…

spot_img

Lajme të ngjashëm

Ministri i Financave Arben Ahmetaj i përgjigjet Ben Blushit të LIBRA-s i cili sot foli për “fundin” e Edi Ramës dhe “funeralin e rilindjes”. Ahmetaj tha se rilindja është ngritur ndërsa iu drejtua Blushit si “mik”. Nga ana tjetër, Ahmetaj garantoi se pavarësisht tentativës për “puç shteti” zgjedhjet do mbahen më 18 qershor pasi sipas tij Rama ka me vete aleancën dhe mbi 1 milion votat e shqiptarëve.

“Dëgjova mikun tim të dikurshëm dhe të tanishëm, është interesante foli si analist, si analist i djathtë. Pse janë te çadra ata që janë te çadra, sepse nuk e mundin dot rilindjen me instrumentin kushtetues me votën, rilindja është ngritur nuk paska rënë, në mandatin tjetër rritet, edhe nëse PD-ja futet ose jo në zgjedhje, gjithsesi mua mik i atëhershëm dhe dikurshëm nuk do më marrë malli për Saliun se do ma nxjerrësh ti atë mall me mandatin tjetër.

Kushtetueshmëria jote është fakti që rilindja është e pathyeshme me votë, e kërkohet të thyhet me puç shteti, me qeveri teknike. Pse? Se s’na pëlqen ne Saliu, po as ne s’e pëlqejmë Saliun, s’e pëlqejnë Edi Ramën, po as ne nuk e pëlqyem Saliun, madje e urryem, po pse argument është ky? Dikush ka dalë në cadër dikush tenton të dalë në cadër për ta goditur me instumenta banditeske”, u shpreh Ahmetaj.

“Qeveri teknike, shtyrje zgjedhjesh nuk ka”, përfundoi ministri nga Kuvendi fjalën e tij.

Lexo edhe:

Nuk ka lajme të lidhura për këtë lajm

Më shumë

spot_img