Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian janë mbledhur sot në Bruksel. Ku kanë diskutuar mbi pushtimin rus të Ukrainës dhe për raportet e bllokut evropian me Ballkanin Perëndimor, si dhe pozicioni i mbrojtjes së NATO-s në të ardhmen.
Ministri i Punëve të Jashtme në Maqedoninë e Veriut, Bujar Osmani, ka marrë pjesë sot në takimin e Këshillit të punëve të jashtme të BE-së, ku ka deklaruar se Maqedonia e Veriut mbështet politikën e dyerve të hapura të NATO-së dhe aspiratën e Suedisë dhe Finlandës për anëtarësim në Aleancë.
Gjatë këtij takimi ministrat e Jashtëm të vendeve anëtare të NATO-s, iu referuan përgatitjeve për Konceptin e ri Strategjik të Aleancës, të Samitit të ardhshëm të NATO-s në Madrid dhe rezultatet e pritura prej tij.