Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Ministri i Jashtëm, Igli Hasani i nënshtrohet operacionit

Shkruar nga Newsbomb
Ministri i Jashtëm, Igli Hasani i nënshtrohet operacionit

Ministri i Jashtëm, Igli Hasani i është nënshtruar një ndërhyrje dy ditë më parë në spitalin e Sëmundjeve të Brendshme në Tiranë.

Lajmin e ka bërë me dije kryeministsri Edi Rama, teksa po mban fjalën në një konferencë ku po diskutohet për Autonominë Spitalore.

Rama tha se Hasani i është nënshtruar një ndërhyre dhe se ishte habitur nga spitali dhe kushtetet, duke mos dhënë më shumë detaje për gjendjen shëndetësore të ministrit.

“10 vite më parë këto pamje do të ishin thjeshtë dhe vetëm pamje të një dëshire të një ëndrer që dukej e pamundur të realizohej në një kohë të shkurtur, por sot jemi në një stad kret tjetër. Këtë mund ta them si pacient i QSUT.

Pardje ministri i Jashtëm bëri një operacion në spitalin e ri të Smundjeve të Brendshme dhe më shkruan me mesazh dhe me thotë; “ky është spitali ynë në Tiranë”, sepse ai mori detyrën duke ardhur nga shërbimi diplomatik jashtë”, tha Rama ndër të tjera.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese