Imzot Paul Richard Gallagher, Sekretar i Shtetit të Vatikanit për marrëdhëniet me Shtetet dhe Organizmat Ndërkombëtarë dhe Ministri i Jashtëm i Vatikanit ka vizituar ditën e sotme Rrëshenin dhe gjithë Mirditën.
Bëhet me dije se imzot Paul Richard Gallagher është mirëpritur nga ipeshkevi i Rrëshenit Dom Gjergj Meta dhe autoritetet vendore.
Qindra qytetarë janë të pranshëm, pasi presin që Gallagher të drejtojë meshën e shenjtë në katedralen e qytetit.