Hapësire reklamuese

Bota

Ministri i Jashtëm i Ukrainës: Nuk do të ndalemi dhe as do të lodhemi! Do luftojmë ashpër për të mbrojtur tokën dhe popullin tonë

Shkruar nga Newsbomb
Ministri i Jashtëm i Ukrainës: Nuk do të ndalemi dhe as do

Ministri i Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba, në një postim në rrjetet sociale është shprehur se ushtria ukrainase nuk do të ndalet dhe as nuk do të lodhet për të mbrojtur tokën dhje popullin e saj.

Ai tha se ajo që po ndodh tani është një luftë e vërtetë popullore, por Ukraina nuk do të bjerë kurrë.

“Ajo që po ndodh tani në Ukrainë është një luftë e vërtetë popullore. Ne nuk do të biem. Nuk do të ndalemi e as do të lodhemi. Ne jemi të vendosur të luftojmë ashpër për aq kohë sa është e nevojshme për të mbrojtur tokën dhe popullin tone”, shkruan ai.

Delegacioni i Ukrainës dhe ai i Rusisë do të takohen ditën e nesërme në Bjellorusi për të diskutuar një armëpushim të mundshëm, me ndërmjetësimin e presientit bjellorus Lukashenko. Kuleba do të jetë në krye të delegacionit ukrainas.

Sondazh

Poll