Tirana
clear sky
28.5 ° C
28.5 °
28.5 °
54 %
1kmh
0 %
Mër
28 °
Enj
41 °
Pre
39 °
Sht
39 °
Die
43 °
E mërkurë, 28 Korrik, 2021

Ministri i Jashtëm i Maqedonisë vjen sot në Tiranë, do takohet me homologen Xhaçka

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

59a07746c101dce24cb7cd21680c784d

Ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, do të jetë sot në Tiranë, ku do të takohet me homologen shqiptare Olta Xhaçka.

Pritet që Osmani dhe Xhaçka të takohen paraditen e sotme, në orën 09.45. Ministri i Maqedonisë e konfirmon vetë takimin me homologen shqiptare, ndërsa thotë se vendi i tij  ka marrë kryesimin për Fondin e Ballkanit Perëndimor.

“Në prag të vizitës së nesërme oficiale në Shqipëri, mundësi e mirë për të vizituar zyrat e Fondit për Ballkanin Perëndimor në Tiranë. Maqedonia e Veriut nga janari i këtij viti ka marrë kryesimin me ËBF, përmes të cilit do ta prezentojmë kontributin tonë drejt avancimit të bashkëpunimit rajonal në drejtim të ambicieve evropiane të të gjithë rajonit”, shkruan ai.

Më shumë

spot_img
spot_img