Tirana
clear sky
20.5 ° C
20.5 °
20.5 °
64 %
1kmh
0 %
Die
27 °
Hën
25 °
Mar
26 °
Mër
26 °
Enj
27 °
E diel, 13 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Ministri i Jashtëm i Greqisë udhëton sot drejt Izraelit dhe Palestinës, takon krerët e dy vendeve

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Ministri i Jashtëm grek Nikos Dendias do të udhëtojë sot drejt Izraelit dhe territoreve të Palestinës. Shefi i diplomacisë greke do të takohet fillimisht me Patriarkun e Jeruzalemit Theophilos III, dhe më pas me zyrtarë të tjerë të dy vendeve.

Dendias do të takohet me homologun e tij izraelit Gabi Ashkenazi dhe me kryeministrin e Palestinës Mohammad Ibrahim Shtayyeh. Takimin në Palestinë ai kishte planifikuar ta bënte me ministrin Riad Al-Maliki, por siç njofton Ministra e Jashtme në Greqi, oraret kanë qenë të ndryshme.

Ky takim i Dendias me shefin e diplomacisë së Izraelit dhe kryeministrin e Palestinës, vjen në një kohë kur dy vendet prej më shumë se një jave janë duke luftuar me njëri-tjetrin. Shumë persona kanë humbur jetën, qindra të tjerë janë plagosur e mijëra kanë mbetur pa shtëpi.

Sipas njoftimit zyrtar, Dendias gjithashtu do të marrë pjesë në videokonferencën e jashtëzakonshme të Ministrave të Punëve të Jashtme të Bashkimit Evropian, të thirrur Ministri Josep Borrell, mbi zhvillimet në rajon.

Në të njëjtën ditë, Ministri i Punëve të Jashtme të Greqisë do të udhëtojë në Jordan, ku do të takohet me homologun e tij jordanez, Ayman Safadi. Në fund, Nikos Dendias do të udhëtojë në Kajro (të enjten 20 maj), ku do të takohet me homologun e tij egjiptian, Sameh Shoukry.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img