Tirana
broken clouds
18.5 ° C
18.5 °
18.5 °
77 %
1kmh
65 %
Mar
27 °
Mër
25 °
Enj
24 °
Pre
25 °
Sht
19 °
E martë, 21 Shtator, 2021
spot_img

Ministri i Jashtëm i Brazilit: Njohja e Kosovës është në evoluim

spot_img

Lajme të ngjashëm

Ministri i Jashtëm i Brazilit, Mauro Luiz Iecker Vieira ka deklaruar se procesi i njohjeve të Kosovës është një çështje në evoluim, duke mos e kundërshtuar në këtë mënyrë pavarësinë e shtetit më të ri në Europë. Këtë qëndrim, Vieira e ka mbajtur gjatë takimit që zhvilloi në Brazilia me ministrin e Jashtëm të Shqipërisë, Ditmir Bushati.

“Bushati vlerësoi qasjen e përshkallëzuar të Brazilit kundrejt Kosovës, e materializuar së afërmi me njohjen e dokumenteve të udhëtimit. Ne  këtë kontekst, ai kërkoi ndërmarrjen e hapave të nevojshëm që do të mundësonin pjesëmarrjen e Kosovës në organizatat ndërkombëtare”, thuhet në njoftimin e MPJ-së shqiptare.

Brazili së bashku me 13 vende në Bordin Ekzekutiv të UNESCO-s votoi kundër kërkesës së Kosovës për anëtarësim në këtë organizatë.

Ministri Bushati vlerësoi si të rëndësishëm zgjerimin e bashkëpunimit bilateral pas hapjes së ambasadave respektive në Tiranë dhe Brazilia, sikundër ndikimin pozitiv që ka pasur heqja e vizave për qytetarët mes dy vendeve.

Në fund të takimit, palët nënshkruan Marrëveshjen për Transportin Ajror ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Republikës Federative të Brazilit.

Lexo edhe: Votimi në UNESCO, ja shtetet që “prenë në besë” Kosovën

Më shumë

spot_img