Tirana
clear sky
3.5 ° C
3.5 °
3.5 °
87 %
0kmh
0 %
Enj
22 °
Pre
22 °
Sht
22 °
Die
20 °
Hën
17 °
E enjte, 28 Tetor, 2021
spot_img

Ministri i Jashtëm hollandez: Nuk ka negociata për Shqipërinë nëqoftëse nuk angazhohet seriozisht në luftën kundër korrupsionit

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

6e1fa4f19c17e77ed8950e7fb544d0c0

Ministri i Jashtëm hollandez, Stephanus Blok, ka deklaruar se Shqipëria duhet që të tregojë një angazhim serioz për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar.

Me anë të një interviste në portalin e përditshëm kroat Jutarnji.eu, ministri i Jashtëm hollandez theksoi se Hollanda është e gatsshme që të ndihmojë në reformat e sundimit të ligjit në Shqipëri por edhe në Maqedoninë e Veriut, transmeton newsbomb.al.

‘Para fillimit të negociatave të pranimit, Shqipëria do të duhet të tregojë një angazhim të qëndrueshëm për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar’, ka thënë Ministri i Jashtëm i hollandez Stephanus Blok.  

I pyetur në lidhje me arsyet se përse Hollanda së bashku me Francën dhe Danimarkën vendosën veton në hapjen e negociatave të pranimit në BE ndaj Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, Blok deklaroi se të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor kanë një perspektivë të vërtetë për t’u anëtarësuar në BE, transmeton newsbomb.al.

Ministri hollandez gjithashtu siguroi se përkundër vetos mbështetja e Hollandës për këtë qëllim përfundimtar është i palëkundur.

Blok vlerësoi se është e rëndësishme që Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut të vazhdojnë me reformat e sundimit të ligjit duke shtuar se Hollanda është e gatshme të ndihmojë të dyja vendet në proceset e reformës.

‘Këshilli Evropian do të kthehet në këtë çështje para Samitit të Ballkanit Perëndimor në maj të 2020-tës’, ka deklaruar Ministri i Jashtëm hollandez./ Newsbomb.al.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img