Hapësire reklamuese

Politikë

Ministri i Financave takon të ngarkuarin me punë të ambasadës amerikane

Shkruar nga Newsbomb

Ministri i Financave, Ervin Mete ka pritur sot ne një takim zyrtar të Ngarkuarin me Punë në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, z. David Ëisner i cili shoqërohej edhe nga Majori Adrian Liptrot, Drejtues i Zyrës së Bashkëpunimit për Mbrojtjen në Ambasadën e SHBA.

Në takimin mes ministrit Mete dhe të Ngarkuarin me Punë në Ambasadën e SHBA në Tiranë u diskutua mbi mundësitë e rritjes së bashkëpunimit dhe mbështetjes së Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Shqipërinë, edhe përmes marrëveshjes së re të ndihmës së Qeverisë Amerikane për vendin tonë.

Ministri Mete vlerësoi mbështetjen që SHBA kanë dhënë dhe vijojnë të japin për Shqipërinë, në kuadër të reformave të rëndësishme dhe procesit të integrimit të vendit.

Në këtë kuadër, Ministri vlerësoi marrëveshjen e re të asistencës përmes programeve të financimit të USAID, ku parashikohet vijimi i mbështetjes për Shqipërinë deri në vitin 2030 në kuadër të forcimit të shtetit të së drejtës, qeverisjes së mirë dhe zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik.

Bashkëbiseduesit theksuan gjithashtu rëndësinë për të thelluar më tej bashkëpunimin dhe marrëdhëniet mes dy vendeve në fushën e sigurisë, edhe si aleatë në NATO.

Ministri i Financave, Ervin Mete me të Ngarkuarin me Punë në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, z. David Ëisner si dhe Majori Adrian Liptrot, Drejtues i Zyrës së Bashkëpunimit për Mbrojtjen në Ambasadën e SHBA.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese