Tirana
clear sky
4.5 ° C
4.5 °
4.5 °
28 %
2.1kmh
0 %
Mër
7 °
Enj
8 °
Pre
10 °
Sht
8 °
Die
9 °
E mërkurë, 26 Janar, 2022

Ministri i Diasporës kujtohet të reagojë pas 5 ditësh: Faleminderit kryepeshkopit Janullatos që zgjidhi krizën e emigrantëve 

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Ministri i Diasporës Pandeli Majko, është kujtuar të reagojë pas 5 ditësh torturë të emigrantëve shqiptarë në doganën e Kakavijës.

Sikur mos mjaftonte reagimi i vonuar, Majko na jep një lajm që ndryshon tërësisht rrjedhën  e atyre që kemi raportuar deri tani. Krizën nuk e paska zgjidhur as Edi Rama e as strukturat e shtetit por kryepeshkopi Janullatos.

“Falenderim për të gjitha strukturat shtetërore të angazhuara për përmbylljen e emergjencës humanitare vecanërisht për trupën ushtarake dhe policore të angazhura në kufirin me Greqinë fqinje, nën drejtimin e kolegëve Olta Xhacka dhe Sandër Lleshi.

Ndaj si më të vecantë, që pavarësisht moshës, angazhimin të cilin ja kërkova kryepeshkopit Anasatas Janullatos, në ndërmjetësimin që kriza të përmbyllej sa më shpejt.

Të tjerat, janë fjalë për “lugën” e atyre që dinë vec cfarë nuk duan”, shkruan Majko.

Kujtojmë se ditën e sotme, më në fund iu dha fund radhëve në Kakavijë pas ditësh të tëra pritje torturuese, shoqëruar edhe me lajme të trishta si vdekja e 10-vjeçarit.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img