Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Ministri Hasani viziton Kullën e heronjve Gërvalla, në krah homologia e tij e Zveçla

Shkruar nga Newsbomb
Ministri Hasani viziton Kullën e heronjve Gërvalla, në krah

Ministri i Jashtëm i Shqipërisë Igli Hasani ditën e djeshme ka vizituar muzeun e heronjve Gërvalla gjatë vizitës së tij në Kosovë.

Hasani ishte i shoqëruar nga homologia e tij Donika Gërvalla, e cila është e bija e heronjve të vrarë në luftë me pushtuesin serb.

Nëpërmjet një postimi në faqen e tij në rrjetet sociale, Hasani shprehet i nderuar që ka nisur vizitën në Kosovë nga Duboviku i Deçanit. I pranishëm gjatë vizitës ka qenë edhe ministri i Brendshëm, Xhelal Zveçla.

“I nderuar që vizitën në Kosovë ta nis nga Duboviku i Deçanit, në kullën e heronjve “Gërvalla”, pak ditë nga 42 vjetori i vrasjes në një atentat nga kriminelët jugosllavë, i Jusuf e Bardhosh Gërvallës dhe Kadri Zekës, të cilët dhanë jetën në emër të lirisë së Kosovës”- shkruan Hasani.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese