Hapësire reklamuese

Aktualitet

Ministri Hasani uron 8 Marsin: Rritja e përfaqësimit të grave, prioritet i yni

Shkruar nga Newsbomb
Ministri Hasani uron 8 Marsin: Rritja e përfaqësimit të grave,

Ministri i Jashtëm, Igli Hasani me një videomesazh në Ditën Ndërkombëtare të Gruas ka uruar vajzat dhe gratë.

Hasani thekson se roli i grave në vendin tonë, si në qeverisje, administratë publike, e Forcat e Armatosura duhet të shtohet dhe është prioritet.

Në Kuvend 30% e deputeteve janë gra dhe vajza.

“Ne mbështesim të drejtat e grave dhe vajzave sepse….”

Sepse gratë dhe vajzat janë Shqipëria! Sepse rritja e përfaqësimit të tyre ka qenë e mbetet fokusi i qeverisë shqiptare;  Sepse gratë dhe vajzat përbëjnë shumicën në Shërbimin e Jashtëm dhe aktualisht drejtojnë përfaqësitë shqiptare kryesore në botë;  Sepse, prej 10 vjetësh Shqipëria ka përfaqësimin më të lartë të grave në qeverisje, e ku në Kuvend 30% e deputetëve janë gra e vajza;  Sepse, në administratë publike mbi 60 për qind i pozicioneve të mesme e të larta drejtuese mbahen nga gratë;

Në polici e Forcat e Armatosura përfaqësimi është gjithnjë e më cilësor. Sepse Shqipëria beson tek kjo çështje, tek të drejtat e grave e vajzave e mundësitë e barabarta. Sepse eksperienca na ka treguar,  që sa më shumë hapësira të krijohen për gratë e vajzat, sa më shumë mundësi t’u jepen atyre, aq më e drejtë e më e mirë do të jetë shoqëria jonë. Sepse Shqipëria janë gratë dhe vajzat!”

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese