Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Ministri Hasani takon Papa Françeskun: Vlerësoi shembullin që Shqipëria i jep botës

Shkruar nga Newsbomb
Ministri Hasani takon Papa Françeskun: Vlerësoi shembullin që

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani ka takuar ditën e sotme në Selinë e Shenjtë, Papa Françeskun. Në emër të qeverisë dhe shtetit shqiptar Hasani vlerësoi përpjekjet e Atit të Shenjtë për të ruajtur paqen, stabilitetin dhe harmoninë midis komuniteteve fetare, kombeve dhe popujve në botë.

Vlerësimi i thellë i Shenjtërisë së Tij për shembullin që Shqipëria i jep botës për solidaritetin njerëzor dhe vëllazërinë fetare, vazhdon të jetë një frymëzim dhe dritë udhërrëfyese për përpjekjen e vazhdueshme të vendit tonë për të qenë në anën e duhur të të historisë”, tha Ministri Hasani.

Vizita e Ministrit e të Jashtëm në Vatikan përkon dhe me 10 vjetorin e ardhjes së Papa Françeskut në Tiranë.

Kujtojmë se Ati i shenjtë zgjodhi Shqipërinë si vendin e parë në Evropë për ta vizituar me qëllimin për të përçuar mesazhin e rëndësisë që ka dialogu ndërfetar dhe po aq nderoi edhe martirët e persekutimit të regjimit komunist.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese