Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Igli Hasani ndodhet në në Nju Delhi për të marrë pjesë në edicionin e 9-të të Raisina Dialogue, një ndër konferencat më kryesore të Indisë mbi gjeopolitikën dhe ekonominë.
Hasani sot ka zhvilluar sot një takim me sipërmarrës dhe organizata biznesi nga Shqipëria dhe India.
Gjatë takimit është diskutuar në lidhje me mundësitë e reja të biznesit dhe forcimin e partneriteteve për bashkëpunim në sektorë të ndryshëm mes dy vendeve
Në një postim në rrjetet sociale, Ministria e Jashtme shkruan se në takim ata shkëmbyen mendime mbi mundësitë e reja të biznesit dhe forcimin e partneriteteve për bashkëpunim në sektorë të ndryshëm mes dy vendeve.
"Nju Delhi, sot në mëngjes, Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Igli Hasani
pati një takim me sipërmarrës dhe organizata biznesi nga Shqipëria dhe India. Ata shkëmbyen mendime mbi mundësitë e reja të biznesit dhe forcimin e partneriteteve për bashkëpunim në sektorë të ndryshëm mes dy vendeve. Mezi presim t’i kthejmë këto diskutime në partneritete të frytshme!"
Ministri i Jashtëm Igli Hasani në Nju Delhi