Hapësire reklamuese

Politikë

Ministri Hasani në Bruksel, do të marrë pjesë në samitin BE-Ballkani Perëndimor

Shkruar nga Newsbomb
Ministri Hasani në Bruksel, do të marrë pjesë në

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, është nisur drejt Brukselit, ku ditën e nesërme, më datë 7 dhjetor, do të marrë pjesë në Samitin “BE - Ballkani Perëndimor  me temë “Thyerja e Ngërçit: Gratë, të rinjtë, drejtësia dhe zgjerimi i BE”.

Ministri i jashtëm shqiptar do të jetë pjesë e panelit të parë “Zgjerimi i BE-së: një urgjencë e re gjeopolitike”.

Gjatë samitit të këtij viti, do të ofrohet mundësia për të reflektuar mbi sfidat, rreziqet dhe pasiguritë më urgjente që ka përjetuar rajoni në vitin 2023 dhe të identifikohen perspektivat e tejkalimit të tyre përmes një sërë rekomandimesh politikash.

Samit ofron një mundësi për të reflektuar mbi këto sfida në kontekstin e momentit të ripërtërirë të zgjerimit të BE që përfshin jo vetëm Ballkanin Perëndimor, por edhe Ukrainën, Moldavinë dhe vende të tjera të Fqinjësisë Lindore të BE.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese