Hapësire reklamuese

Aktualitet

Ministri Hasani jep lajmin e mirë: Riatdhesohet familja shqiptare nga Gaza

Shkruar nga Newsbomb
Ministri Hasani jep lajmin e mirë: Riatdhesohet familja shqiptare nga Gaza

Ministri i Jashtëm, Igli Hasani njofton se një familje është larguar nga Gaza dhe së shpejti do i bashkohen familjes së tyre, që kanë mbërritur më herët në vend.

Hasani me anë të një postimi në twitter shkruan se Eiadi, gruaja e tij dhe katër fëmijët e tyre të mitur u larguan nga Gaza dhe së shpejti do vijnë në Shqipëri.

Ai ndër të tjera shkruan se operacioni ka përfunduar me sukses falë bashkëpunimit të diplomatëve në Tel Aviv dhe Kajro si dhe Ministrive të Jashtme të Izraelit dhe Egjiptit

“Më në fund, Eiadi, gruaja e tij dhe katër fëmijët e tyre të mitur u larguan nga Gaza dhe do t'i bashkohen pjesës tjetër të familjes që kanë mbërritur në Shqipëri në fillim të këtij muaji. Operacioni sfidues përfundoi me sukses sot në mesditë, falë bashkëpunimit të diplomatëve tanë në Tel Aviv dhe Kajro si dhe Ministrive të Jashtme të Izraelit dhe Egjiptit. Mirënjohje të gjithë kolegëve të përfshirë në këtë proces”, shkruan ministri në postimin e tij.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese