Hapësire reklamuese

Rajoni

Ministri grek mesazh Shqipërisë: Për integrimin në BE duhet të respektoni të drejtat

Shkruar nga Newsbomb
Ministri grek mesazh Shqipërisë: Për integrimin në BE duhet

Ministri i Mbrojtjes së Greqisë, Nikos Dendias ka marrë pjesë në paradën e ceremonisë për 111 vjetorin e çlirimit të Janinës nga pushtimi otoman.

Në fjalën e mbajtur pas përfundimit të ceremonisë, Minsitri grek theksoi se “Greqia është një vend i vendosur në favor të perspektivës evropiane të Ballkanit Perëndimor”.

Ai vazhdoi duke i dërguar Shqipërisë mesazhe duke thënë se:

”Unë jam duke iu referuar edhe Shqipërisë fqinje, e cila, megjithatë, gjithmonë në përpjekjen e saj për t’u bashkuar me familjen evropiane, duhet të ketë edhe nevojën për të respektuar acquis evropiane”

Ministri shprehu gëzimin dhe nderin që ndodhej në Janinë për 111-vjetorin e çlirimit të qytetit nga perandoria osmane , ndërsa theksoi se 21 shkurti është një datë historike në historinë greke.

“Më 21 shkurt u vulos fitorja e ushtrisë greke në Luftërat Ballkanike dhe integrimi i Epirit në shtetin grek”.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese