Hapësire reklamuese

Politikë

Ministri Çuçi: Të huajt s'kanë pse shkojnë në Port për procedurat hyrëse! Policia Kufitare do jetë në mes të detit

Shkruar nga Newsbomb
Ministri Çuçi: Të huajt s'kanë pse shkojnë

Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi, ka njoftuar sot nga Durrësi se Policia Kufitare tashmë do të jetë më parë turistëve të huaj që vijnë në Shqipëri nga deti. Sipas tij, tashmë ata do të kenë në dispozicion një Post Kufitare të Lëvizshme përgjatë bregdetit.

Nuk është nevoja të shkojnë fillimisht në Sarandë, Vlorë apo Durrës për të bërë hyrjen në territorin e Republikës së Shqipërisë, mjafton të njoftojnë dhe Policia Kufitare mbërrin tek ta për të kryer procedurat përkatëse. Kjo lehtësi vlen edhe për shtetasit shqiptarë që me mjetet e tyre lundruese duan të dalin drejt Mesdheut.

"Të huajt që duan mbërrijnë në Shqipëri me mjetet e tyre lundruese për turizëm dhe për të shijuar mrekullitë e vendit tonë tashmë kanë në dispozicion një Post Kufitare të Lëvizshme përgjatë bregdetit. Nuk është nevoja të shkojnë fillimisht në Sarandë, Vlorë apo Durrës për të bërë hyrjen në territorin e Republikës së Shqipërisë, mjafton të njoftojnë dhe Policia Kufitare mbërrin tek ta për të kryer procedurat përkatëse.

Kjo shkurton kohën dhe kostot. Lehtësia është gjithashtu edhe për shtetasit shqiptarë që me mjetet e tyre lundruese duan të dalin drejt Mesdheut.

Falë mbështetjes së BE kemi tashmë kapacitetet e duhura jo vetëm për këtë Post Kufitare të Lëvizshme, por edhe për të rritur sigurinë përgjatë kufirit tonë blu duke pasur në themel vendosmërinë për kufij të hapur, por të sigurt. Kufij të sigurt për Shqipërinë do të thotë kufij të sigurt edhe për vetë Bashkimin Europian", shkruan Ministri Bledi Çuçi.


Departamentit të Policisë Kufitare në Policinë e Shtetit, në kuadër të Programit Kombëtar IPA 2018, të financuar nga Bashkimi Europian dhe të zbatuar nga Qendra Ndërkombëtare për Zhvillimin e Politikave të Migracionit (ICMPD), i janë shtuar 5 mjete lundruese, patrulluese dhe 2 automjete për mbikëqyrjen e kufirit të gjelbër.

 Ato do të mundësojnë që Policia Kufitare të ushtrojë kontrolle dhe inspektime në det të hapur, të ndërmarrë operacione kërkim-shpëtimi në det, si dhe të kryejë procedura të kontrollit kufitar për mjetet lundruese, turistike dhe/ose të huaja, në det të hapur, pa u dashur të paraqiten në porte për t’i kryer keto procedura.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll