Tirana
broken clouds
9.5 ° C
9.5 °
9.5 °
87 %
1kmh
75 %
Mër
16 °
Enj
16 °
Pre
18 °
Sht
16 °
Die
15 °
E mërkurë, 7 Dhjetor, 2022

Ministri Çuçi përshëndet operacionet e Policisë dhe SPAK: Asnjë kompromis me krimin e organizuar!

spot_img

Lajme të ngjashëm

Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi, përshëndet operacionet e sotme të Policisë së Shtetit dhe SPAK, ku u goditën 8 grupe kriminale në disa qarqe dhe u arrestuan 18 persona. Ai thotë se nuk do të ketë asnjë kompromis me krimin dhe policët e bërë palë me të.

“8 grupe kriminale të goditura në disa qarqe të vendit dhe 18 të arrestuar. Përgëzime Policisë së Shtetit dhe SPAK për punën hetimore dhe operacionale, e cila vijon për ekzekutimin e plotë të 32 masave të sigurisë “arrest me burg”.

Asnjë kompromis me krimin e organizuar, asnjë kompromis as me punonjësit e policisë që nuk kryejnë detyrën në luftën e vazhdueshme me krimin apo në rastin më të keq bëhen palë me të. Do t’i presim rrugën së keqes kudo ajo shfaqet e në çdo kohë, për një Shqipëri më të sigurt e ku së bashku ndërtojmë të ardhmen tonë”, shkruan Çuçi.

Gjatë operacionit të SPAK për kapjen e personave të konsideruar si pjesë të grupeve të rrezikshme kriminale, ka rënë në pranga edhe një efektiv i policisë. Bëhet fjalë për shefin e Krimeve të Lezhës, Leonard Palushin, i cili rreth një vit më parë u ndodh në një aksion anti-kanabis ku mbeti i vrarë kolegu i tij Saimir Hoxha.

Më shumë




spot_img








spot_img