Tirana
light rain
17.5 ° C
17.5 °
17.5 °
88 %
1.5kmh
0 %
Pre
32 °
Sht
29 °
Die
28 °
Hën
31 °
Mar
34 °
E premte, 12 Gusht, 2022
spot_img

Ministri Çuçi në Komisionin e Ligjeve: Transformohet SHÇBA-ja, do quhet Agjencia e Mbikqyrjes Policore! Ja kë do hetojë

spot_img

Lajme të ngjashëm

Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi, është duke prezantuar në Komisionin e Ligjeve projektligjin për transformimin e Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA), strukturë e cila heton Policinë e Shtetit.

Struktura e re do të quhet Agjencia e Mbikqyrjes Policore dhe do të ketë kompetenca dhe detyra të reja.

albsig

Subjekte që do të hetohen nga gjencia do të jenë edhe Garda e Republikës edhe Shërbimi Zjarrfikës. Por Policia e Shtetit ngelet edhe struktura më e madhe, dhe me impaktin më të madh në radhët e komunitetit.

Emërimi i Drejtorit të Përgjithshëm të Agjencisë do të bëhet nga Kryeministri, shkruan newsbomb.al. Ministri Çuçi tha se një risi tjetër e këtij projektligji është kalimi i tij në një strukturë civile, pra “zhveshja” nga gradat.

Kjo synon ta bëjë agjencinë më të pranueshme në funksion të mbikëqyrjes, më të paanshme, më transparente dhe objektive në perceptimin e publikut dhe jo vetëm.

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore do të ketë më shumë kompetenca se sa SHÇBA. Konkretisht, Agjencia ka si objekt parandalimin, zbulimin dhe hetimin e shkeljeve administrative dhe veprave penale në polici dhe gardë, inspektimin, shqyrtimin dhe trajtimin e ankesave, procesin e Vetingut në polici si dhe verifikimin e punonjësve mbi plotësimin e kushteve për pajisjen me certifikatë sigurie.

P.ligji-per-AMP by Newsbomb Albania

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img