Hapësire reklamuese

Aktualitet

Ministri Çuçi mbledh drejtuesit e rinj të Policisë së Shtetit në nivel qendror e vendor, porositë që ju dha

Shkruar nga Newsbomb
Ministri Çuçi mbledh drejtuesit e rinj të Policisë

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi ka mbledhur drejtuesit e ri të Policisë së Shtetit në nivel qendror e vendor.

Bëhet me dije se në këtë takim Çuçi ka kërkuar nga drejtuesit e rinj më shumë siguri publike dhe që të luftojnë ndaj çdo paligjshmërie.

Gjithashtu mësohet se ministri u ka dhënë porosi drejtuesve të rinj për luftën kundër kriminalitetit dhe për garantimin e sezonit turistik.

Kujtojmë që pak ditë më parë të gjithë drejtorët e Policisë së Shtetit në Qarqe, veç Rebani Jaupit në Tiranë dhe Fatmir Hoxhës në Gjirokastër, janë ndryshuar. Ishte vetë Policia e Shtetit që njofton këto ndryshime, me emërimin e drejtuesve të rinj dhe në disa raste “rrokadë”.

Këto ndryshime erdhën pas ngjarjeve të rënda që ndodhën në vend, që tronditën vendin, vdekja në aksident e familjes Gjoka si dhe masakra e Velipojës me katër të vdekur dhe 2 të plagosur.

Lexo edhe: Rrokadë dhe ndryshime në Policinë e Shtetit, EMRAT: Këta janë drejtorët e rinj që preku ristrukturimi, nga Qarqet, te Rrugorja dhe Policia Shkencore

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu