Tirana
clear sky
35.5 ° C
35.5 °
35.5 °
28 %
4.1kmh
0 %
Enj
34 °
Pre
39 °
Sht
39 °
Die
42 °
Hën
36 °
E enjte, 29 Korrik, 2021

Ministri Çuçi drejton gishtin nga gjyqtarët: Çojnë në shtëpi personat që ne kapim me armë! Paralajmëron furtunë në Polici: Ndryshime në Drejtori dhe Komisariate

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi është duke dhënë një konferencë për mediat, pas ngjarjeve të fundit kriminale dhe vrasjeve në vend. Ai e drejtoi gishin nga gjyqtarët që sipas tij lirojnë nga burgu personat që kapen nga Policia me armë pa leje.

“Mjafton t’ju marrë një shembull: Ne kemi shtrënguar masat kundër armë mbajtjes pa leje, ku vetëm këtë muaj, pra në Qershor, në tri raste si ai i Shkodrës, Vlorës dhe Fierit, janë ndaluar në flagrancë nga strukturat e Policisë së Shtetit për armëmbajtje pa leje, tri shtetas, madje në një rast arma e zjarrit që mbahej pa leje kishte fishek në fole gati për qitje”, tha Çuçi.

Ministri nuk hezitoi të përmendë edhe emra, duke sjell Prokuroren e Shkodrës Edlira Cufi, Prokuroren e Vlorës Elona Alvora, Gjyqtarin e Vlorës Albert Spiro dhe Prokurorin e Fierit Erind Rahovica dhe Gjyqtarin Pirro Sota.

“Jemi tronditur nga dy ngjarje, një aksident me 4 viktima dhe një tjetër ngjaje me armë zjarri për një parcel plazhi. E mirëkuptoj plotësish shqetësimin publik, por dua të theksoj se Policia e Shtetit përtej të metat dhe dobësive dhe që duhet të përmirësohet. As nuk ndjek makinat dhe as mund të parandalojë një sherr mes dy fqinjëve në orën 1 të natës”, tha ministri, ndërsa drejtoi gishtin nga gjyqtarët e Vlorës.

Ai paralajmëroi ndryshime në nivel drejtorishë dhe komisariatesh.

“Brenda kësaj jave do të nisin ndryshimet në drejtoritë në nivel qarku. Ky ndyshim do të shtrihet dhe në nivel komisariatesh. Do ketë ndryshim të kuadrit për përdouesit e makiave të shtrenjta që kapen me shkelje të përsëritura”, shtoi Çuçi.

Me ndryshimet e reja, sipas tij: Shumë shpejt të gjithë do të ndjejnë ndyshimin e Policisë.

Më shumë

spot_img
spot_img