Ministri i Financave Shkëlqim Cani flet nga Rrësheni për Kongresin e Partisë Socialiste. Në valën e debateve për zgjedhje të kryetarit të të majtëve, Cani ka shprehur qëndrimin e tij duke thënë se ky është një debat i pavlerë dhe se kryeministri duhet votëbesuar.
“Debati për zgjedhjet është i pavlerë. Duhet të përqëndrohemi te reformat. S’duhet të ketë garë brenda PS. Kryetari u votua nga populli”, ka thënë ministri.
Sakaq, deputeti ben Blushi dhe deputetja Mimoza Hafizi janë të parët nga rradhët e PS të cilët këmbëngulin në zgjedhje të kryetarit.