Tirana
overcast clouds
4.5 ° C
4.5 °
4.5 °
75 %
1kmh
100 %
Enj
11 °
Pre
11 °
Sht
11 °
Die
9 °
Hën
8 °
E enjte, 2 Shkurt, 2023

Ministri britanik me retorikë të ashpër për emigrantët: Shqiptarëve t’u ndalohet mundësia të kërkojnë azil në Angli

spot_img

Lajme të ngjashëm

Qeveria britanike vijon me retorikën e ashpër kundër emigrantëve shqiptarë që udhëtojnë përmes kanalit la Menche.

Ministri i Emigracionit Robert Jenrick në një deklaratë është shprehur se emigrantëve që vijnë nga Shqipëria duhet t’u ndalohet kërkesa për azil. Në një intervistë për mediat, ministri britanik nënvizoi se Shqiptarët vijnë nga një vend i sigurt, edhe për këtë arsye ata duhet të debohen sa më shpejtë.

“Shqiptarëve duhet t’u ndalohet e drejta për të kërkuar azil në Britaninë e Madhe. Shqipëria është një vend i sigurt. Është shumë e vështirë të pranojmë se një shqiptar mund të kërkojë azil dhe ta fitojë atë me sukesë dhe të jetojë në Britani” tha ai.

Ministri britanik konfirmoi se britania ishte në negociata me qeverinë shqiptare për të ngritur një skemë të shpejtë të dëbimit për të mundësuar kthimin e emigrantëve shqiptarë.

“Ne kemi një marrëveshje kthimi, e cila është nënshkruar një vit më parë, dhe 1 mijë shqiptarë janë kthyer tashmë. Po ndjekim edhe kanale diplomatike. Unë mendoj se ddo arrijmë dicka efektive” tha ministry ndër të tjera.

Komentet e tij pasojnë bisedimet e para javën e kaluar midis Rishi Sunak dhe kryeministrit shqiptar, Edi Rama, gjatë të cilave ata ranë dakord të mbyllnin “boshllëqet që po pengojnë kthimin e shpejtë të azilkërkuesve të dështuar”.

Më shumë


spot_img









spot_img