Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Ministri Balla përgëzon Tonin Vocaj, kërkon rezultate dhe nga Vlora, Lezha e Shkodra

Shkruar nga Newsbomb
Ministri Balla përgëzon Tonin Vocaj, kërkon rezultate dhe nga

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka përgëzuar drejtuesin e Policisë së Tiranës, Tonin Vocaj dhe drejtuesit e tjerë të kryeqytetit për zbardhjen e atentatit të ndodhur ditë më parë në fshatin Larushkë të Krujës. Policia njoftoi sot arrestimin e Ilir Brahimit dhe Edison Haxhiut.

Përmes një mesazhi publik, Balla kërkon rezultate dhe nga drejtoritë e Vlorës, Lezhës dhe Shkodrës për identifikimin e ngjarjeve kriminale të ndodhura në këto qarqe.

"Detyra e Policisë së Shtetit është të parandalojë ose të zbardhë çdo ngjarje kriminale dhe të vendosë para drejtësisë fajtorët. Sapo kam përgëzuar drejtuesit e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë për punën e deritanishme hetimore në drejtim të zbardhjes së ngjarjes kriminale disa ditë më parë në Fushë-Krujë.

Pres gjithashtu rezultate edhe në drejtim të identifikimit të autorëve të ngjarjeve në Vlorë, Lezhë dhe Shkodër.

Autorët apo porositësit e ngjarjeve kriminale mund të fshihen për një kohë, brenda dhe jashtë vendit, mund të tentojnë t’i shmangen ekstradimeve, por detyra e Policisë së Shtetit është t’i gjejë kudo që fshihen dhe t’i vendosë para drejtësisë.

Për këtë qëllim duhet punë e pandërprerë hetimore dhe bashkëpunim me agjencitë partnere dhe me qytetarët, informacionet e të cilëve janë shumë të vlefshme. Dy persona të kërkuar nga drejtësia janë ndaluar/ekstraduar gjatë 24 orëve të fundit", shkruan Taulant Balla, ministër i Brendshëm i Shqipërisë.

Lexo edhe: Ekzekutimi i Gentjan Bejtes/ Valter Bami arratiset në Dubai, Policia kërkon call center-in e Ilir Brahimit

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese