Tirana
clear sky
33.5 ° C
33.5 °
33.5 °
36 %
4.6kmh
0 %
Die
34 °
Hën
38 °
Mar
40 °
Mër
42 °
Enj
42 °
E diel, 25 Korrik, 2021

Ministri Ahmetaj tek lagja ‘5 maji’: Me 3500 apartamente të reja do jetë qendra e dytë e Kryeqytetit (VIDEO)

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

94b870050451096709557d99909b43fe

Ministri i Rindërtimit Arben Ahmetaj inspektoi sot ecurinë e punimeve në kanterin e lagjes së re 5 Maji në Tiranë, ku po ngrihen pallatet e para për banorët që do të akomodohen në banesat e reja.

“Do duhet të punojmë me tre turne sepse këtu plani është të mbarojë për 14 muaj e gjitha dhe nëse fitojmë dy- tre muaj për shkak të punës së përshpejtuar, do të jetë shumë mirë për qytetarët, që të hyjnë sa më shpejt në banesat e reja” – u shpreh Ministri, ndërsa sqaroi edhe që qeveria eshte duke përfunduar procedurën zyrtare të shpronësimit me shkëmbim për qytetarët.

“Ata që do të shpronësohen me shkëmbim, do të marrin 100% të metrave katrore që kanë sot në një pallat, në një kuartier me ndërtim shumë herë më të mirë, më të fortë dhe më të bukur.” – tha Ahmetaj.

Zoa e re e 5 Majit është konceptuar si një qendër e dytë e Tiranës e cila do të zgjerohet për t’u bashkuar me bulevardin e ri. Me rreth 580 mijë metra katrorë sipërfaqe ndërtimi, në zonë  e re për zhvillim do të ndërtohen 51 godina banimi me rreth 3500 apartamente për 11 mijë banorë, 5 objekte publike ndër të cilat edhe godina e përbashkët e tatime-doganave, 3 objekte arsimore, ku përfshihet edhe një shkollë profesionale dhe qendra e IT “Netëork 42”. Dy godina sociale dhe 13 terrene sportive jane parashikuar gjithashtu në planin e zonës së re.

“Na është dashur shumë kohë për të projektuar, për të diskutuar, për të arritur në konkluzione, por në krahasim me cdo proces tjeter, ky proces ka qenë shumë i shpejtë dhe në pranverë 2022, nuk do të ketë më asnjë shenjë nga tërmeti i 26 Nëntorit 2019 në të gjithë zonën e dëmtuar. 5 Maji do të jetë një shembull i urbanizimit modern, të bukurës, të fortës, më të mirës dhe më ekonomikes në favor të qytetarëve.

Sic e tha dhe inxhinieri për 1 muaj këtu është bërë një punë kolosale. Në 14 muaj këtu do të jetë një qytet i ri, një qendër e re e Tiranës, e bashkuar edhe me bulevardin e ri. Kjo do të jetë një nga qendrat urbane, ekonomike, sociale më moderne në Shqipëri dhe një qendër e dytë e Kryeqytetit. Puna po ecën me shpejtësi si në të gjithë territorin. Tani kemi filluar me programin e pallateve në Tiranë tek 5 Maji, në Kombinat me një nga kuartierët e pallateve, pra në të gjithë territorin” – tha Ahmetaj.

Më shumë

spot_img
spot_img