Hapësire reklamuese

Politikë

Analisti politik komenton zgjedhjet në LSI: Ishte testim për koalicion me PS, apo daljen e vetme në zgjedhjet 2017

Shkruar nga Newsbomb

Analisti politik Afrim Krasniqi, pas shpalljes së rezultateve të zgjedhjeve për kryetar të LSI, të cilat konfirmuan Ilir Metën në postin e kryetarit të kësaj force politike, shprehet se këto nuk ishin zgjedhje për kryetarin, por një testim i strukturave të kësaj partie për koalicionin apo daljen e vetme në zgjedhjet parlamentare 2017, raporton newsbomb.al

Kreu i Institutit të Studimeve Politike, thotë se Lëvizja socialiste për Integrim ka rritur dukshëm anëtarësinë e vet, që nga viti 2004 kur u krijua si një fraksion ndarjeje nga PS, raporton newsbomb.al.

“Procesi i 6 nëntorit në LSI ishte më shumë “votim” sesa “zgjedhje” dhe domethënia kryesore e tij lidhet me testimin e strukturave në prag të vendimmarrjeve të mëdha në këtë parti, sidomos atë që lidhet me daljen e vetme ose në koalicion në zgjedhjet e ardhshme parlamentare”, komenton Krasniqi, raporton Newsbomb.al.

Postimi i Afrim Krasniqit

Në votime morën pjesë 84.23% e anëtarëve me të drejtë vote, rreth 7930 nuk morën pjesë. Më 2012 LSI deklaroi 31 000 anëtarë, më 2016 ajo deklaroi 50300 anëtarë dhe në faqen zyrtare të saj njoftoi se ka përgatitur 55 000 fletë-votimi, rreth 5 mijë më shumë se anëtarësia ose rreth 13 mijë më shumë sesa morën pjesë në votim.

Duhet theksuar se LSI është krijuar më 2004 si fraksion nga PS kundër ish kryetarit Nano, më 2009 ishte aleate me Nanon kundër PS e PD në zgjedhje, më 2009 dhe 2011 u bë aleate me Berishën kundër Ramës, më 2013 dhe 2015 është aleate me Ramën kundër PD. Mesazhi është i qartë: LSI nuk operon me ideologji, identitet apo platforma, por me pragmatizëm politik.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.