Tirana
clear sky
4.5 ° C
4.5 °
4.5 °
38 %
4.1kmh
0 %
Sht
5 °
Die
5 °
Hën
3 °
Mar
4 °
Mër
6 °
E shtunë, 22 Janar, 2022

Ministri Ahmetaj: Kemi shtuar 7 miliardë lekë për rindërtimin, që të gjithë banorët të rikthehen në shtëpitë e tyre

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Ministri Arben Ahmetaj është shprehur sot se Qeveria shqiptare ka shtuar një fond prej 7 miliardë lekësh për procesin e rindërtimit. Kjo tha ministri, bëhet me  qëllim për të përshpejtuar procesin, shkruan newsbomb.al.

Ahmetaj tha se fondi i rindërtimit për këtë vit kalon nga 28 miliardë lekë në 35 miliardë lekë, duke shtuar se në fund të këtij viti do të jenë një numër i konsiderueshëm familjesh që do të kthehen në shtëpitë e tyre pas 2 vitesh nga tërmeti tragjik.

“Sot kaluan një grup vendimesh për rindërtimin të cilat bëjnë avancim të konsiderueshëm të financimit për bashkinë e Tiranës dhe për të 10 bashkitë e tjera. Llogaria e rindërtimit pra i gjithë fondi i rindërtimit kalon nga 28 miliardë lekë në 35 miliardë lekë.

Avancimi  është bërë për të përshpejtuar të gjitha proceset e rindërtimit për të kthyer në shtëpitë e tyre apo në shtëpitë e reja të rindërtuar amë fortë më moderne të gjithë qytetarët që në 2019, 26 nëntor u detyruan të largoheshin si nga shtëpitë  dhe nga institucionet.

Kjo me të njëjtën logjikë për të përshpejtuar rikthimin e familjeve në shtëpi. Gjithandej do kemi një numër të konsiderueshëm familjesh që do kthehen në shtëpitë e tyre pas gati  2 vitesh”, tha Arben Ahmetaj, ministër i Rindërtimit.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img