Hapësire reklamuese

Bota

Ministrat e vendeve arabe takohen nesër në Moskë, temë diskutimi lufta në Gaza

Shkruar nga Newsbomb
Ministrat e vendeve arabe takohen nesër në Moskë, temë

Pas vizitës në Kinë, ministrat e jashtëm nga vendet arabe dhe myslimane, të cilët kanë nisur një tur ndërkombëtar me synim për t’i dhënë fund luftës në Lindjen e Mesme, do të vizitojnë nesër, 21 nëntor, Moskën.

Ministrat do të priten në Moskë nga ministri i Jashtën rus, Sergei Lavrov. Mediet e huaja bëjnë me dije se ministrat do të diskutojnë për luftën në Gaza. Turi i ministrave të jashtëm të vendeve të Ligës Arabe dhe të Organizatës të Bashkëpunimit Islamik është hapi i parë i Komitetit Ministror Islamik për zbatimimin e vendimeve të marra në samitin arabo-islamik, i cili u mbajt në Riad në fillim të muajit.

Pas Kinës dhe Moskës, ministrat do të vizitojnë vende të ndryshme për të përcjellë mesazhin për të arritur një armëpushim të menjëhershëm dhe pwr të lejuar hyrjen e ndihmave humanitare në Gaza.

Këshilli i Sigurimit të OKB-së miratoi më 15 nëntor, rezolutën e Maltës që bën thirrje për pauza urgjente dhe korridore humanitare në Gaza.

SHBA-të, Rusia dhe Britania, vende me të drejtë për veto, abstenuan nga votimi për planin e hartuar nga Malta, ndërsa 12 vendet e tjera anëtare votuan pro rezolutës.

SHBA-të dhe Britania e Madhe abstenuan për shkak të dështimit të rezolutës për të dënuar sulmin e përgjakshëm të Hamasit ndaj Izraelit më 7 tetor. Rusia abstenoi për shkak të dështimit të rezolutës për të kërkuar një armëpushim humanitar, të cilin Izraeli dhe Shtetet e Bashkuara e kundërshtojnë

Rezoluta nënvizon nevojën për të respektuar të drejtën ndërkombëtare, veçanërisht në lidhje me mbrojtjen e civilëve dhe u bën thirrje palëve ndërluftuese që të mos e privojnë popullsinë civile të Gazës nga shërbimet bazë dhe ndihma humanitare që u nevojitet. Kujtojmë se Izraeli ka nisur fushatën ushtarake për ta shkatërruar Hamasin, pasi grupi radikal ka hyrë në jug të Izraelit më 7 tetor dhe i ka vrarë mbi 1.200 njerëz, si dhe i kanë marrë mbi 240 pengje. Autoritetet shëndetësore në Gazë kanë thënë se mbi 11.000 palestinezë janë vrarë si pasojë e ofensivës ushtarake izraelite

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese