Tirana
overcast clouds
7.5 ° C
7.5 °
7.5 °
100 %
1.5kmh
90 %
Mar
9 °
Mër
10 °
Enj
11 °
Pre
10 °
Sht
10 °
E martë, 7 Dhjetor, 2021
spot_img

Ministrat e rinj / Vjen reagimi i parë nga LSI: Qeveri talibane, Mulla Omar Rama do marrë ndëshkimin e merituar

digitalb
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Vjen reagimi i parë nga LSI lidhur me ministrat e rinj të qeverisë socialiste, të prezantuar sot nga kryeministri Edi Rama.

Është nënkryetari i LSI, Petrit Vasili, që përmes një statusi në rrjetet sociale e quan kabinetin “Rama 3” si “Qeveri talibane”.

Vasili thotë se Rama është një “Mulla Omar” që do të marrë ndëshkimin e merituar. Ministrat e rinj socialistë, sipas Vasilit, tregojnë se kjo qeveri do të vijojë zhvatjen dhe vjedhjen.

Reagimi i plotë i Vasilit:

Qeveria talibane e Mullah Omar Ramës!!

Qeveria talibane, e sapo pjellë e Mullah Omar Ramës ka vetëm një frazë në program:

“Ne do të vazhdojmë zhvatjen, ndërsa ju zhdukuni nga Shqipëria”.

Qeveria e Mullah Omar Ramës do të vazhdojë të rrëmbejë koncesione, do të vazhdojë të rrëmbejë qindra tendera sekrete, do të vazhdojë të bëjë rrugë ku kilometri është i më i shtrenjtë se floriri, do të vazhdojnë qytetarët të jenë në mëshirë të fatit në kulmin e Pandemisë, do të vazhdojë të mos ketë aspak drejtësi për qytetarët se drejtësia është e kapur, do të vazhdojë të rrëmbehet dhunshëm prona publike dhe private, do të vazhdojë që droga, paraja e pisët dhe kriminelët të telekomandojnë qeverisjen e Mullah Ramës.

Mullah Omar Rama ka vetëm një devize:

“Pas meje në jetë jetë, gur mbi gurë mos mbetë”.

Mullah Omari i vërtetë e mori ndeshkimin e merituar dhe u asgjësua pa asnjë meshirë nga forcat e së mirës.

Sikurse ai edhe ky që është këtu ndër ne nuk do ti shpëtojë ndëshkimit.

Mullah Omaret kudo që shfaqen kanë fund të paracaktuar dhe pa kthim, i mjerë kushdo që ka iluzione për të kundërten.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
digitalb
spot_img
spot_img