Tirana
few clouds
28.5 ° C
28.5 °
28.5 °
39 %
4.1kmh
20 %
Sht
27 °
Die
27 °
Hën
26 °
Mar
26 °
Mër
27 °
E shtunë, 12 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

“Ministrat e KÇK”, Mark Marku i përgjigjet Ramës: Më 25 prill ky dështak do shporret prej jetës sonë, shfryn bulçitë nga çmenduria dhe frika e humbjes së pushtetit

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

fda9df086c193ab72495bece71005ce9

Pedagogu Mark Marku, i cili është edhe kandidat për deputete nga PD i parë në listën e Lezhës, i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama.

Rama në një deklaratë ditën e sotme Markun, Albana Vokshin dhe Agron Gjekmarkajn, i ka quajtur “ministrat e KÇK”. Marku me anë të një postimi në rrjetet sociale shkruan se është më mirë të mos i përgjigjesh fare.

“Duroni deri me 25 Prill, ditën kur ky dështak, më i madhi dështak i kryeministrave shqiptarë të shporret prej jetës sonë, prej ekranëve,” shkruan ai ndër të tjera.

Postimi plotë:

Edi Rama ka marrë përsipër të përgojojë gjithë ditën deputetët e opozitës, mes të cilëve edhe mua.

Në fushatën e para katër viteve kishte si alternativë tepsinë e timonin dhe, e pamë se ku e katandisi Shqipërinë.

Këtë radhë ka marrë rrugët e Shqipërisë dhe po shan, shfryn bulçitë e tij të çakërdisur nga çmenduria dhe frika e humbjes së pushtetit mbarë e mbrapsht, këdo që i shkon ndërmend.

Mos ju përgjigjni!

Duroni deri me 25 Prill, ditën kur ky dështak, më i madhi dështak i kryeministrave shqiptarë të shporret prej jetës sonë, prej ekranëve. 

Nuk kemi kohë për të humbur me të.

Paraqesim alternativën tonë për shërimin e plagëve, për ndryshimin e Shqipërisë.

Asnjë shqetësim për ato që thotë një kryeministër, i cili i bën të ndjehen me turp edhe pijanecët me gojështhurur të mejhaneve të skutave periferike.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img