Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Ministrat e kanë detyrim të shkojnë me makinë në punë? Ibrahimaj “hedh poshtë” pretendimin e Muzhaqit: Nuk është kështu, kemi shkurtuar shpenzimet e tyre

Shkruar nga Newsbomb
Ministrat e kanë detyrim të shkojnë me makinë në

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë Delina Ibrahimaj, bëri me dije se në mes të kësaj krize në të cilën ndodhemi, qeveria ka ulur konsumin e karburanteve për administratën dhe për ministrat.

“Ne rishikuam buxhetin dhe shpenzimet kapitale i rishikuam me 7 miliardë lekë, rishikuam dhe shpenzimet operative kemi ulur konsumin e karburanteve në fakt për ato pjesë të administratës që e përdor makinën por ndërkohë është në zyrë e kemi përgjysmuar.

Për kategorinë tjetër që e përdor makinën për qëllime pune si OSHEE që duhet të shkojnë në terren e kemi reduktuar me 10%”, tha ajo.

Referuar deklaratës së bërë të ministres së Rinisë dhe Fëmijëve, Bora Muxhaqit, Ibrahimaj tha se ministrat nuk e kanë me detyrim të lëvizin me makinë, prandaj dhe në këtë kohë krize janë marrë masa.

Fevziu: Ministrat e kanë me detyrim të shkojnë ne pune me makinë?

Delina Ibrahimaj: Ministrat nuk e kanë me detyrim të lëvizin me makinë dhe ne kemi shkurtuar 50% shpenzimet e karburanteve të ministrave.

Kujtojmë se disa ditë më parë, jashtë ambienteve të Kuivendit, ministrja Bora Muzhaqi tha se si ministre ajo është e detyruar që të përdorë makinën.

“Unë si ministre e kam të detyruar të vij me makinë. Mund të vijë dhe në këmb, do përpiqem që të vij edhe në këmb. Unë zakonisht lëviz me biçiklete po… qytetarët për arsye ambientaliste duhet përgjegjësisht të përpiqen të lëvizin në këmbë ose me biçikletë siç kam pasur bërë unë. Por nëse i duhet edhe me makinë”, tha Muzhaqi.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll