Dy ministrat e Jashtëm të Ukrainës dhe Rusisë kanë arritur këtë të enjte në Turqi për t’u takuar për një takim të nivelit të lartë për luftën në Ukrainë. I pari në Antalia ka mbërritur shefi i diplomacisë ukrainase Dmytro Kuleba dhe më pas Sergei Lavrov.
Presidenti turk Rexhep Erdogan tha se shpreson se “takimi mes ministrave do të hapë rrugën për një armëpushim të përhershëm”. Po ashtu, syte e gjithë botës janë sot nga ky takim për të parë se çfarë do të arrihet, duke qenë se për herë të parë do të takohen ballë për ballë shefat e diplomacisë së dy vendeve.
Ndërkohë, Ukraina ndodhet sot në ditën e pesëmbëdhjetë të luftës. Mijëra civilë e trupa ushtarake janë vrarë, ndërsa pasditen e djeshme është sulmuar dhe një maternitet. Ukraina e ka quajtur sulmin rus krim lufte dhe po ashtu dhe liderët e vendeve europiane. Më poshtë, zhvillimet e fundit nga Ukraina.
- Zëvendëspresidentja e SHBA -së Kamala Harris ndodhet në Poloni , një ditë pasi administrata e saj refuzoi propozimin e vendit për të transferuar flotën e saj të avionëve në SHBA dhe jo drejtpërdrejt në Ukrainë.
- Mbretëria e Bashkuar thotë se Moskës i është dashur të dërgojë trupa të rekrutuar në Ukrainë pavarësisht garancive të presidentit rus Vladimir Putin, edhe këtë javë, se kjo nuk do të ndodhte.
- Katër persona thuhet se u vranë – nga të cilët dy fëmijë – pasi një ndërtesë banimi pranë qytetit të Kharkiv u granatua gjatë natës nga forcat ruse, thanë Shërbimet Shtetërore të Emergjencave të Ukrainës.
- Zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë kanë paralajmëruar se Rusia po bëhet gjithnjë e më e dëshpëruar dhe mund të përdorë sulme me armë kimike kundër civilëve në ditët në vijim.
- Zyrtarët amerikanë vlerësojnë se nga 5,000 deri në 6,000 trupa ruse kanë vdekur deri më tani në Ukrainë.
- Presidenti i Ukrainës Zelensky thotë se bombardimi i Rusisë ndaj një spitali në qytetin e rrethuar të Mariupolit – i cili shkatërroi repartet e maternitetit dhe fëmijëve – është një krim lufte.
- Më shumë kompani private po zotohen t’i japin fund biznesit në Rusi, ndërsa izolimi ekonomik i vendit vazhdon