Tirana
clear sky
30.5 ° C
30.5 °
30.5 °
45 %
2.6kmh
0 %
Mar
30 °
Mër
40 °
Enj
39 °
Pre
32 °
Sht
35 °
E martë, 3 Gusht, 2021

Ministrat e Jashtëm të BE-së bëjnë thirrje: Të hapen negociatat me Shqipërinë, koha është tani

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Ministrja e Jashtme Olta Xhaçka mbajtur një konferencë të përbashkët me homologët e saj në Austri, Çeki dhe Slloveni.

Gjatë fjalës së tij, ministri i Jashtëm i Austrisë, Alexander Schallenberg u shpreh se BE-ja do të mbetet krah Shqipërisë pa e kthyer kurrizin.

Sipas tij, vizioni i kontinetit do të jetë i përmbushur vetëm nesë të gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor do të jenë pjesë e BE-së.

“Ku udhëtimi i joni është një mesazh i fortë simpatie dhe fqinjësie. Kemi parë gjatë vitit të fundit që edhe siguria shëndetësore varet nga siguria shëndetësore në këtë rajon. Mund të deklaroj që të tjera do vijnë, BE nuk do e kthejë kurrizin. Do mbetemi krah jush në këtë pandemi dhe periudhën vijuese. Integrimi i Ballkanit është në interes të BE.

Kur të gjashta vendet e Ballkanit Perëndimor të bëhen anëtare do kemi arritur vizionin e kontinentit. Shqipëria ka bërë detyrat e saj të shtëpisë dhe është gati për të hapur bisedimet. Duhen zbatuar ligjet dhe rregullat. Ky është një proces që duhet të nisë dhe duhet të jemi të ndershëm për këtë. Mbetemi krah jush sot dhe në të ardhmen”, u shpreh ai.

Të njëjtën gjë shprehën edhe homologët e tij në Çeki dhe Slloveni. Ata e cilësuan skuadrëne  tyre si tre muskutjerët që po sillnin një mesazh të BE-së.

“Dikush mund të mendojë që është e çuditshme të organizosh një konferencë shtypi në një ditë të bukur me diell. Por është e rëndësishme të jemi këtu sot. Tre ministrat e jashtëm të BE kanë ardhur në Shqipëri për të demonstruar mbështetjen tonë ndaj Shqipërisë. Ajo ka arritje në reformën në drejtësi dhe luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Ka ende shumë për të bërë, Duam të njohim përparimin që Shqipëria ka shënuar në procesin e anëtarësimit në BE. Ne përmbushëm kushtet e nevojshme për mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare për të nisur bisedimet për anëtarësim. Çelja e bisedimeve do jetë shtysë e jashtëzakonshme për Shqipërinë dhe rajonin në tërësi. Procesi i zgjerimit të BE është rrugë me dy kahe”, tha ministri çek.

“Shqipëria e përmbushi detyrën, tani është BE që duhet të qëndrojë me fjalët e saj, është koha e duhur. Presidenca e ardhshme është ajo e Sllovenisë ku zgjerimi dhe çështja e BP do të jenë në krye të agjendës, kështu që Shqipëria do të të ketë një bashkëbisedues aktiv. Bashkëbisedues dhe mbështetës shumë aktiv për procesin e zgjerimit”,- deklaroi ministri slloven.

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img