Tirana
broken clouds
24 ° C
24 °
24 °
41 %
3.1kmh
75 %
Hën
23 °
Mar
22 °
Mër
23 °
Enj
18 °
Pre
19 °
E hënë, 17 Maj, 2021
spot_img

“Ministër Shteti për…”, Rama zbulon çfarë ministrie do i japë Bashës kur të bëjnë koalicion të madh: Po humba do punoj part-time te…

spot_img

Lajme të ngjashëm

Kryeministri Edi Rama ka qenë sot i ftuar në emisionin satiriko-investigativ “Fiks-fare”, ku ka me humor dhe ironi ka zhvilluar një intervistë për me Devin dhe Dorin.

Ata e pyetën se çfarë pëlqen ai më shumë te kundërshtarët e tij politikë, duke e ngacmuar pak dhe për koalicionin e mundshëm me Bashën.

Rama tha se nëse do i jepte ndonjë ministri, do ishte ajo e shtetit për relaksimin. I pyetur se ku ka më shumë komunista, Rama tha se ka në Gjir të Lalëzit.

Pyetje: Çfarë pëlqen më shumë te Basha?

Rama: Që kur gënjen zëri i bëhet më i ëmbël.

Pyetje: Po te Monika?

Rama: Më pëlqen kur nuk flet fare.

Pyetje: Po tek Meta?

Rama: Që kur është tap thotë jam esëll.

Pyetje: Po te Berisha?

Rama: Leje ç’a na e fut kot këtë leje se do i them Filipit leji tani. Qetësia e tij më pëlqen.

Pyetje: Çfarë nuk të pëlqen te Rama?

Rama: What the fuck?

Pyetje: Po nëse nuk i bën dot votat me kë do bësh koalicion?

Rama: Nëse nuk i bëj votat do vi të punoj këtu part time t’ju ngrej nivelin ju. T’ju sjell një palë çorape një bluzë të hajrit ty tjetri.

Pyetje: I ke bërë thirrje Bashës për bashkëpunim që të ndahet nga Berisha dhe Meta. Si mund t’i kërkosh fëmijës të mohojë babain?

Rama: Jo ta mohojë, por të dalë në shtëpi më vete.

Pyetje: Ku ka më shumë komunistë te PS apo PD?

Rama: Në Gjir të Lalëzit.

Pyetje: Ke menduar për një zëvendësues?

Rama: Jam në mendim e sipër.

Pyetje: Je gati të sakrifikosh fëmijët dhe familjen si Meta për revolucion?

Rama: Si mund të sakrifikohet familja dhe fëmija? Për teka nuk sakrifikohet familja. Kur njerëzit janë tap gjithë ditën sakrifikojnë gjithçka.

Pyetje: Ti çfarë pi më shumë? Verë raki apo drogë?

Rama: E kam shpjeguar njëherë, qumësht grerëze pluhur thithe nga veshi.

Pyetje: Nëse do bashkëpunoje me Bashën çfarë ministrie do i jepni?

Rama: Ministër shteti për relaksin që të rrijë aty në zyrë me krevat të rrijë aty për qejf.

Pyetje: Po Monës?

Rama: Ministri Monës? Je në vete?

spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img