Tirana
clear sky
5.5 ° C
5.5 °
5.5 °
87 %
1.5kmh
0 %
Enj
22 °
Pre
22 °
Sht
22 °
Die
20 °
Hën
17 °
E enjte, 28 Tetor, 2021
spot_img

Ministër për Rimëkëmbje ekonomike, zbulohen detyrat e reja për Arben Ahmetajn

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

fe90c45cff9387d56be832b9c659f111

Arben Ahmetaj, përveç rindërtimit pas tërmetit, tashmë do të ketë përgjegjësi edhe hartimin e planit për përballimin e situatës të shaktuar nga koronavirusi.

Disa nga detyrat e Ahmetajt janë koordinimi, drejtimi dhe ndjekja e veprimtarisë së ministrive dhe të  institucioneve  të tjera,  publike  e  shtetërore,  për  hartimin e planit të përballimit të situatës  ekonomike të shkaktuar nga infeksioni COVID-19.

Vendimi i Këshillit të Ministrave është botuar në faqen zyrtare dhe hyn në fuqi menjëherë.

VENDIM

Nr.228, datë 18.3.2020

PËR NJË SHTESË NË VENDIMIN NR.11,

DATË 10.1.2020, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR PËRCAKTIMIN E FUSHËS SË PËRGJEGJËSISË SHTETËRORE TË MINISTRIT TË SHTETIT PËR RINDËRTIMIN”

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 5, të ligjit nr.90/2012, “Për organizimin dhe  funksionimin e administratës shtetërore”, me propozimin e Kryeministrit,

Këshilli i Ministrave

VENDOSI:

Pas kreut II, të vendimit nr.11, datë 10.1.2020, të Këshillit të Ministrave, shtohet kreu

II/1, me këtë përmbajtje:

“II/1. Ministri i Shtetit për Rindërtimin është përgjegjës për koordinimin dhe drejtimin e punës, ndërmjet ministrive dhe institucioneve, për hartimin e planit të përballimit të situatës ekonomike të shkaktuar nga infeksioni COVID19

Në cilësinë e anëtarit të Këshillit të Ministrave, është përgjegjës për:

a) koordinimin, drejtimin dhe ndjekjen e veprimtarisë së ministrive dhe të  institucioneve  të tjera, publike e shtetërore, për hartimin e planit të përballimit të situatës ekonomike të shkaktuar  nga infeksioni  COVID19

b) evidentimin e burimeve të brendshme, financiare dhe njerëzore, që disponojnë institucionet, publike e shtetërore, dhe propozimin për miratim në Këshillin e Ministrave të akteve përkatëse, për përdorimin e këtyre burimeve;

c) evidentimin e burimeve financiare të jashtme dhe përcaktimin e mënyrës së përthithjes së tyre, për përballimin e situatës ekonomike të shkaktuar nga infeksioni  COVID19 dhe propozimin për miratim në Këshillin e Ministrave të akteve përkatëse, për përdorimin e këtyre burimeve;

ç)  koordinimin dhe drejtimin e strukturave e të njësive, shtetërore dhe publike, të ngarkuara drejtpërdrejt për kryerjen e detyrave, për zbatimin e planit të përballimit të situatës ekonomike, të shkaktuar nga infeksioni COVID19;

d) prezantimin e gjendjes dhe të situatës ekonomike të shkaktuar nga infeksioni COVID 19;

dh) përgatitjen dhe propozimin e projekteve, të përgjithshme e të veçanta, si pjesë të planit të përballimit të situatës ekonomike të shkaktuar nga infeksioni COVID 19;

e) detajimin e nevojave për përballimin e situatës ekonomike të shkaktuar nga infeksioni COVID 19;

ë)  koordinimin dhe drejtimin e punës  si  dhe rekomandimin e institucioneve për përgatitjen dhe paraqitjen për miratim në Këshillin e Ministrave të projektakteve, ligjore e nënligjore, për përballimin e situatës ekonomike të shkaktuar nga COVID 19;

f) nxitjen, bashkërendimin dhe dhënien e mendimit për projektaktet që propozohen nga ministritë, të cilat trajtojnë, ndër të tjera, edhe çështje me interes ose brenda fushës së përgjegjësisë së tij;

g) thirrjen për raportim të strukturave të cilat kanë lidhje me situatën ekonomike të shkaktuar nga infeksioni COVID 19;

gj) krijimin dhe drejtimin e grupeve të punës dhe organizimin e veprimtarive  për hartimin  e planit  të  përballimit të situatës ekonomike të shkaktuar nga COVID 19;

h) bashkërendimin me ministritë dhe institucionet shtetërore për sigurimin e të dhënave të nevojshme dhe përcjelljen e porosive në funksion të realizimit të planit të përballimit të situatës ekonomike të shkaktuar nga COVID 19;

i) informimin, vazhdimisht dhe në kohë, të Kryeministrit, kur është rasti, edhe Këshillin e Ministrave, për hartimin e planit të përballimit  të situatës ekonomike të shkaktuar nga COVID 19.

Ngarkohet ministri i Shtetit për Rindërtimin për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në Fletoren Zyrtare.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img