Tirana
broken clouds
19.5 ° C
19.5 °
19.5 °
68 %
0.5kmh
75 %
Mër
19 °
Enj
21 °
Pre
26 °
Sht
24 °
Die
23 °
E mërkurë, 28 Shtator, 2022

Ministër i Brendshëm pas 25 prillit? Ilir Meta nuk e përjashton: Për një njeri që e konsideron veten ushtari i parë, nuk mund të mos jetë nesër…

spot_img

Lajme të ngjashëm

Presidenti Ilir Meta i pyetur nga gazetari Çim Peka nëse mund të jetë ministër i Brendshëm pas zgjedhjeve të 25 prillit, nuk e përjashtuar diçka të tillë.

Edhe pse nuk e ka pranuar, ai u shpreh se presidenti e shikon veten si ushtar i parë, ndaj nesër nuk mund të mos jetë ushtar i dytë apo i tretë, duke e lënë të hapur një mundësi që të lërë postin e presidentit për atë të ministrit të Brendshëm.

“Ilir Meta është President i Republikës dhe është në krye të detyrës. Për shkak të situatës së veçantë në të cilën ndodhemi për shkak të kapjes së shtetit dhe instalimit de facto të një junte politico-policore, Ilir Meta është i detyruar ta konsiderojë veten edhe ushtarin e parë të republikës. Për një njeri që e konsideron veten ushtari i parë, nuk mund të mos jetë nesër ushtari i dytë apo i tretë”, tha Meta.

Më shumë


spot_img
spot_img
spot_img